Arbëri

Mot me diell dhe vranësira të martën në Kosovë

moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën (4 korrik), do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, që do të jenë të fokusuara rreth relievit malor.

Në njoftim thuhet se në fushat termike nuk parashihen ndryshime të theksuara, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, e maksimalet ndërmjet 26-30 gradë.

IHMK-ja theksoi se do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe i veriperëndimit.

Edhe ditëve në vijim pritet të mbajë mot i ngjashëm, ku temperaturat maksimale pritet të sillen rreth 30 gradë.