Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është deklaruar pasi Policia e Kosovës ndaloi djalin e tij, Danilo, në Trudë për shkak të bluzës me mbishkrimin “dorëzimi nuk është opsion” që pati në festën e Vidovdanit.
Vuçiq ka thënë se Danilo ka ecur mes përmes Prishtinës me bluzën me atë mbishkrim deri në Graçanicë “vetëm t’i lutet Zotit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E përgëzoj Albin Kurtin për kurajën e tij. Ai nuk është kaq i guximshëm kur është përreth meje, por në rregull. Kur dërgojnë të tjerët që të sigurojnë jetesën me fëmijët e të tjerëve, është në rregull. Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Albin Kurti”, ka thënë Vuçiqi, raportoi Danas.