Arbëri

Stoltenberg sërish u bën thirrje Kosovës e Serbisë për shtensionim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sërish u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë për shtensionim të situatës në veri.

Stoltenberg ka folur pas takimit në seli të NATO-s me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

Stoltenberg ka thënë se ndër temat ka qenë edhe situate në Kosovës.

“Të përmendi edhe Kosovën, për të cilën diskutuam në takimin tonë. Misioni ynë KFOR po vazhdon të përmbushë mandatin e tij, që buron nga OKB-ja, në mënyrë të paanshme. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo gjë që mund të përshkallëzojë mëtutje tensionet. Dhe të kthehen menjëherë te dialogu i lehtësuar nga BE-ja, që është rruga e vetme përpara”, ka thënë Stoltenberg, raporton faqja zyrtare e NATO-s.