Arbëri

Pacolli kërkon të ndihmohet financiarisht familja Ademaj në Pejë

Deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, njoftoi se ka nisur një iniciativë për të ndihmuar financiarisht familjen Ademaj nga Peja, që i humbi dy familjarët si shkak i vërshimeve, mbrëmjen e së shtunës.

Ai nëpërmjet Facebookut u ka bërë thirrje politikanëve, biznesmenëve “dhe të gjithëve me zemer dhe mundësi për të kontribuar”. Pacolli tha se euro do të nënkuptojë shumë për familjen Ademaj.

“Sapo kam hapur një GoFundMe për të ndihmuar së bashku edhe financiarisht sadopak familjen Ademaj. U bëj thirrje politikanëve, biznesmenëve dhe të gjithëve me zemër dhe mundësi për të kontribuar. Çdo euro do të thotë shumë për familjen. Zoti ju shpërbleftë”, shkroi deputeti opozitar.

Nëna dhe fëmija i saj humbën jetën nga vërshimet e shiut në Pejë, derisa gjendeshin në shtëpi. Për rastin kanë reaguar edhe institucionet e vendit.