Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrtey Hovenier, ku temë kanë qenë zhvillimet e fundit në veri.
Siç ka bërë të ditur Presidenca në takim u diskutuam hapat e mëtejmë për shtensionim të situatës dhe nevojën për bashkërendim me partnerët.
Osmani ka falënderuar SHBA-në që ka qenë në qartë për lirimin e tre policëve kosovarë, që janë kidnapuar brenda territorit të Kosovës. Osmani ritheksoi rëndësinë e lirimit të menjëhershë të tre policëve kosovarë.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier më të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit, me fokus të veçantë në zhvillimet në fushën e sigurisë në veri të vendit. Me këtë rast, Presidentja Osmani ritheksoi rëndësinë e lirimit të menjëhershëm dhe pa kushte të policëve të Kosovës të cilët u kidnapuan nga Serbia brenda territorit të Kosovës. Ajo po ashtu shprehi mirënjohje për qëndrimin e qartë të SHBA-ve sa i përket lirimit të policëve. Në takim u diskutua edhe për hapat e mëtejmë për shtensionimin e situatës dhe nevojën e bashkërendimit me partnerët, duke e ditur që si institucionet tona ashtu edhe SHBA ndajnë të njëjtin qëllim për një Kosovë të integruar në strukturat euroatlantike e me sovranitet dhe integritet territorial të pacenueshëm”, thuhet në njoftimin e Presidencës.