Arbëri

Pas tre vjet pritjeje, formohet Komisioni për verifikimin e viktimave seksuale

 

Rreth tre vjet pas miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre, është kompletuar Komisioni që do të bëjë verifikimin e këtyre viktimave.

Krijimi i Komisionit qeveritar është dashur të bëhej në vitin 2014, gjashtë muaj pas miratimit të Projektligjit, shkruan sot Koha Ditore.