Arbëri

Leku forcohet dukshëm, pushimet do të kushtojnë 20 për qind më shtrenjtë

 

Leku shqiptar ka shënuar rritje të hovshme ditëve të fundit. Më së rëndi do ta përjetojnë, pushuesit që shkojnë me euro në Shqipëri.

Kursi i këmbimit njoftoi se tashmë 1 euro mund të blihet me 106 lekë, ndërsa do të shitet me 108.5 lekë. Në qershor të vitit të kaluar, 1 euro në Shqipëri këmbehej me 121 lekë.