Arbëri

Qeveria miraton Projektligjin që u mundëson komunave bartjen e të hyrave vetjake

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, me të cilin komunave u mundësohet bartja e të hyrave vetjake nga vitet paraprake.

Për këtë në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur ministri i Financave Hekuran Murati.

“Miratimi i ndryshim-plotësimit të Ligjit të rishikuar të buxhetit që korrigjon nenin e amandamentuar nga Kuvendi, neni 9 paragrafi 6 që ka të bëjë me të hyrat vetjake të komunave para vitit 2022. Pra të hyrat nga vitit 2022 kanë qenë të mundura të barten dhe kanë qenë në nivel diku rreth 50 milionë euro kurse pjesa tjetër prej afro 37 milionë euro do të mundësohet me këtë plotësim ndryshim që sapo të kaloj në Kuvend në dy leximet do të mund të fillojë zbatimi", ka theksuar Murati.