Arbëri

Osmani takohet me Escobarin e Lajçakun

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Escobar e Lajçak po qëndrojnë në Kosovë që nga e hëna dhe qëllimi i vizitës së tyre është që gjejnë një zgjidhje për qetësimin e situatës së krijuar në veri Kosovës.

Ata të hënën janë takuar me kryeministrin Albin Kurti. Pas takimit me Kurtin ata kanë njoftuar se i kanë prezantuar atij tri “propozimet e komunitetit ndërkombëtar” për situatën në veri.

Këto propozime janë qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog.

Kryeministri Kurti, sipas komunikatës së Qeverisë, ka ftuar Brukselin dhe Washingtonin që të bëjnë thirrje për ndalim të dhunës (në veri v.j.) dhe ndjekje penale e ndëshkim të kryerësve të saj.

Të martën Escobar e Lajçak pritet të takojnë edhe liderët e opozitës.

Pas Kosovës ata do të vizitojnë edhe Serbinë.