Arbëri

NATO dënon sulmet e paprovokuara ndaj ushtarëve të saj

 

NATO-ja ka dënuar fuqishëm sulmet e paprovokuara ndaj ushtarëve të saj në veri të Kosovës të cilat kanë sjellë edhe deri te plagosja e disa prej tyre.

“Sulmet e tilla janë krejtësisht të papranueshme. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. U bëjmë ftesë të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet të cilat nxisin edhe më shumë tensione dhe të angazhohen në dialog”, thuhet në deklaratën e NATO-s.