Arbëri

Gjermania me qëndrim të njëjtë sikur SHBA-ja për gjendjen në veri

 

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se shteti që përfaqëson ka qëndrim të njëjtë sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tensionit në veri gjatë të premtes.

Rohde në Twitter u ka bërë thirrje palëve që të përmbahen nga përshkallëzimi, ndërsa i ka bërë thirrje autoriteteve kosovare të punojnë ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in.