Arbëri

Propozohen ndryshime në Ligjin për Zgjedhje, kërkohet reduktimi i heshtjes zgjedhore

Komisioni për Legjislacion ka miratuar dhe proceduar në Kryesinë e Kuvendit Ligjin për Zgjedhje Parlamentare. Aty janë dhënë ndryshime në ligj që do t’i propozohen Kuvendit për miratim.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka publikuar disa nga ndryshimet e propozuara.

1. Heshtja zgjedhore (hiqet dhe vlen vetëm prej hapjes së kutive të votimit në ora 7-19);

2. Kufizimi i certifikimit të kandidatëve për deputet-vetëm ata që në 3 vitet e fundit janë dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale me burg efektiv 1 e me shumë vjet;

3. Vota preferenciale. Votuesi ka të drejtë të votojë deri në 10 kandidatë për deputetë;

4. Numërimi i votave për Parti Politike, i kandidatëve për kryetarë komunash bëhet në vendvotime, (në ditën e zgjedhjeve) ndërkaq vota për kandidatë për deputetë dhe asamblistë, në qendrat komunale të votimit. (të nesërmen);

5. Votimi në diasporë, bëhet me postë në kuti postare në Kosovë, në kuti postare në diasporë dhe fizikisht në përfaqësi diplomatike, ku ka kushte;

6. Janë zgjatur ankesat e partive politike dhe të kandidatëve nga 24 në 48 orë;

7. Nuk kufizohet afishimi i materialeve publicitare elektorale në 100 metra vijë ajrore siç ka qenë deri tash. Ajo kufizohet vetëm brenda qendrave të votimit dhe në oborret e qendrave të votimit.