Arbëri

Rohde nuk e komenton çështjen e “Visametricut”

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka refuzuar ta komentojë çështjen e “Visametricut”, operatori që detyronte aplikuesit për vizë të Gjermanisë që të paguanin shërbim postar për kthim të pasaportës, në vlerë prej 30 eurosh.

Ditë më parë, Gjykata Komerciale ka vendosur që kësaj kompanie t’i ndalohet ky veprim. E në fund të prillit, qytetarët që ishin ankuar për këtë u vendos që të rimbursoheshin, sipas një njoftimi të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.