Arbëri

Ankandi i parë solar: Marrëveshje 15-vjeçare për blerje të energjisë e tokë me qira për 30 vjet

Foto: Alban Bujari / KOHA
 

Qeveria ka shpallur ankandin e parë për parkun me energji solare, me kapacitet prej 100 megavatësh. Kryeministri Albin Kurti e ka kualifikuar këtë si rrugën drejt qëndrueshmërisë energjetike. E ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se kompania që do të fitojë ankandin, do të përfitojë nga marrëveshja e garantuar 15-vjeçare për blerje të energjisë e qiradhënia e tokës për 30 vjet. Parku pritet të ndërtohet në Kramovik të Rahovecit

Marrëveshje të garantuar 15-vjeçare për blerje të energjisë dhe tokë me qira për afat prej 30 vjetësh në Kramovik të Rahovecit do të përfitojë kompania që do të përzgjidhet në ankandin e parë të energjisë solare, të shpallur të premten.

Nëpërmjet këtij ankandi pritet që të bëhet instalimi i paneleve me kapacitet të prodhimit të 100 megavatëve të energjisë solare, në një vlerë prej 75 milionë eurosh.