Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis takimi Kurti-Lajçak

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe emisarit të Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçaku ka arritur në ndërtesën e Qeverisë në Prishtinë, pak minuta para kryeministrit Kurti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vizita e Lajçakut synon të përgatisë hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja, ka konfirmuar zëdhënësi i këtij institucioni, Peter Stano.

Lajçaku do të qëndrojë sot në Prishtinë, ndërkaq një ditë më vonë do të vizitojë Beogradin.

Në takimet në Prishtinë dhe Beograd, Lajçaku pritet gjithashtu të takohet me kryenegociatorët e dy shteteve në dialog, përkatësisht me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

Më 2 maj, në Bruksel është mbajtur rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


Lajçaku pritet nga Hamza në Mitrovicë

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është pritur në takim nga kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza.

Takimi mes tyre po zhvillohet në ndërtesën e Komunës. 

Image