Arbëri

Jasharaj: Kurti e Murati u përpoqën ta zhduknin SBASHK-un nga faqja e dheut

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe të Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, deklaroi se ky institucion s'e ka penguar kryeministrin Albin Kurti, për dialogun me Serbinë në Bruksel, e as ministrin e Financave, Hekuran Murati, në punët e tyre.

Në një komunikatë drejtuar mediave, Jasharaj theksoi se SBASHK-u ka heshtur, karshi përpjekjeve të Kurtit e Muratit që të na zhdukin nga faqja e dheut.

“Unë si përfaqësues i SBASHK-ut ka kohë që nuk po flas dhe i kam lutur gjithë kolegët e mi sindikalistë në arsim që të heshtim për një kohë karshi gjithë përpjekjeve të Qeverisë Kurti dhe ekzekutorit Murati që të na zhdukin na faqja e dheut me sulme , me shpifje drejtuar institucione të drejtësisë, me lajme të rreme për anulimin e Kontratës Kolektive sepse zhurma veprimet tona sindikale i duhen Kurtit”, shkroi Jasharaj.

Ai theksoi se Qeveria Kurti s'e meritoi heshtjen e SBASHK-ut më 1 Maj, në Ditën e Punëtorëve.

Mediet e dinë se në gushtin e vitit të kaluar ishte Kryeministri Kurti që për dështimet e veta në dialogun asaj kohe në Bruksel u mundua t’ua adresojë sindikatave dhe duke nisur mesazh linçimi kishte përmendur edhe emra konkret të udhëheqësve sindikal e në veçanti ‘babën e grevave’. ‘Kur unë shkova të përballesha me Serbinë, më thanë se shiko se në shtetin tënd ka grevë’, kishte thënë Kurti duke përcjellë mesazhin të mbështetësit e tij e sidomos të ushtria e tij në Facebook se greva e paralajmëruar e BSPK-së i paskan ulur forcën goditëse Kurtit”, thuhet në njoftimin e Jasharajt.