Menaxherja e projektit në Iniciativën Kosovare për Stabilitet (IKS), Brikena Berisha, ka thënë se në sektorin privat, nuk është më paga, ajo që mbizotëron ankesat e punëtorëve.
Sipas saj janë problemet e tjera si kontratat afatshkurtra, mosrespektimi i orarit, mospagesa e punës shtesë.
Berisha të hënën në një intervistë në emisionin “60 Minuta” të KTV-së, ka thënë se punëtorët kosovarë nuk po ikin nga Kosova si pasojë e pagës së ultë.
“Paga, edhe pse nuk është më çudi, sepse jemi duke ardhur në një diskutim ku paga nuk po është më kryefjala e debateve për vendin dhe kushtet e punës, por kemi ardhur në termin e punës së dinjitetshme, punëtori kosovar nuk është që po ikën nga Kosova për shkak të pagës së ultë, por për shkak të perspektivës, kontratës afatshkurtër, një vendi të punës që nuk është siguron shumë gjëra”, ka deklaruar Berisha”
Ajo ka folur edhe për problemet kryesore me të cilat ballafaqohen punëtorët e sektorit privat në Kosovë.
“Sektori privat në përgjithësi, manifestohet me kontrata afatshkurtëra të punës, më mungesë të sigurimit shëndetësor, me mungesaë të kontrolleve shëndetësore, e mos të them që brenda kontratës ka punë me orar të çrregullt e cila nuk paguhet shtesë ose nuk zëvendësohet, sepse edhe në që jemi sot në punë, na takojnë dy ditë pushimi gjatë javës sepse është festë zyrtare”, është shprehur Berisha.
Derisa ka folur për themelimin e Shoqatës së Gastronomisë dhe asaj të Hotelerisë, ka thënë se sikurse këta dy sektorë, i tërë sektori privat ballafaqohet me shkelje të shumëfishta të të drejtave të punës.
“Gastronomia dhe hoteleria janë gjithashtu pjesë e sektorit privat që në përgjithësi hynë në një ombrellë të një sektor që ballafaqohet me shkelje të shumëfishta të të drejtave të punës dhe kushteve të vështira të punës, një ndër kërkesat kryesore nga sektori i hotelerisë dhe gastronomisë ka qenë rregullimi i orarit të punës, puna me ora të çrregullt, puna pa pushim gjatë javës ose gjatë sezonit, që pastaj reflektohet në pika të tjera”, ka theksuar Berisha.
Ajo ka folur edhe për inspektimet që do të duhej të bënte Inspektorati i Punës, duke thënë se ai është në një pozitës sfidues edhe sa i përket aftësive njerëzore e edhe atyre teknike e digjitale. Berisha ka thënë se ky institucione vepron krejtësisht në mënyrë të padigjitalizuar.
“Inspektorati i Punës edhe gjatë ditës së sotme është dashur të jetë në terren dhe të evidentojë se si punëtorët janë detyruar të punojnë e si do të kompensohet, dhe jo vetëm sot por ata është dashur që në vazhdimësi të inspektojnë dhe të shohin se si po zbatohet Ligji i punës”, ka deklaruar Berisha, duke shtuar se gjatë hulumtimeve që kanë realizuar përgjigja më e mirë që kanë marr nga bizneset ka qenë që ata janë inspektuar vetëm një herë në vit.
Sipas saj problemi më i madh është joformalzimi i punëtorëve. Berisha ka thënë se bizneset zgjedhin të mos i formatizojnë punëtorët dhe në këtë formë nuk kanë asnjë përgjegjësi ligjore ndaj tyre.