Arbëri

SHBA-ja: Zgjedhjet në veri u mbajtën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës

 

SHBA-ja ka thënë se zgjedhjet për kryetarë në katër komunat veriore të Kosovës si dhe për asamble komunale në dy komuna në veri, janë mbajtur në përputhje me kërkesat kushtetutuese dhe ligjore të Kosovës.

Nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë është thënë se përkrahin “një demokraci të larmishme, gjithëpërfshirëse dhe multietnike në Kosovë dhe zgjedhjet që e mbështesin atë”.