Lista Serbe ka bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve lokale që janë planifikuar të mbahen të dielën, 23 prill. Me thirrjen që vendvotimet të jenë të zbrazura, kjo parti ka thënë se do t’i japë mesazh Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar.
Në një deklaratë në rrjetet sociale Lista Serbe ka thënë se kryeministri Albin Kurti “dëshiron t’i pushtojë dhe të udhëheqë në katër komunat veriore nëpërmjet kryetarëve pushtues, pa mbështetjen e njerëzve”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Serbët duhet t’i shikojnë me përbuzje të gjithë ata që planifikojnë të dalin dhe të marrin pjesë në këtë proces të paligjshëm zgjedhor, që është kundër interesave të popullit serb”, thuhet në deklaratë.
Për më tepër, kjo parti u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të qëndrojnë të qetë dhe të “mos bien në provokimet” e Kurtit, që siç ka thënë, “qëllimi i të cilit është dëbimi i serbëve nga veriu”.
