Arbëri

Nagavci nuk është optimiste për rezultatet e testit PISA

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci Foto: KOHA

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, në seancën e jashtëzakonshme ku po shqyrtohen pikat e papërfunduara në disa seanca plenare, ka thënë se nuk është optimiste për rezultatet e testit të fundit PISA në Kosovë, të cilat ende nuk janë bërë publike.

Këto komente ajo i ka bërë gjatë shqyrtimit të rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të performancës me titull “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare”.

“Ndonëse ky raport I datës 1 dhjetor 2022, marrë për bazë dy testet e para PISA në Kosovës, atë të vitit 2015 dhe atë të vitit 2018 dhe pas këtij ne kemi pasur edhe një test tjetër, për të cilin ndonëse nuk i dimë rezultatet, marrë parasysh gjithë punën paraprake por edhe kohën kur është organizuar testi menjëherë pas pandemisë, përkundër dëshirës unë nuk mund të jem shumë optimiste për rezultatet që do t’i kemi”, ka theksuar Nagavci.