Arbëri

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ratifikoi marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ratifikoi marrëveshjen për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, atë diplomave universitare si dhe marrëveshjen e kualifikimeve profesionale me gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Tri marrëveshjet u nënshkruan në kuadër të Procesit të Berlinit në nëntor të vitit të kaluar, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Ai ka thënë se marrëveshjet janë të një rëndësie të jashtëzakonshme në kontekstin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe shërbimeve, më përputhje me praktikat më të mira të Bashkimit Evropian.

“Marrëveshjet janë të një rëndësie të jashtëzakonshme në kontekstin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe shërbimeve, në përputhje me vlerat dhe praktikat më të mira të BE-së. Procesi i Berlinit e ndihmon integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE. Marrëveshjet janë të një rëndësie të jashtëzakonshme në kontekstin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe shërbimeve, në përputhje me vlerat dhe praktikat më të mira të BE-së. Procesi i Berlinit e ndihmon integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Kosova ishte e para që i ratifikoi marrëveshjet.