Arbëri

Prokuroria e Policia janë gati për zgjedhje, në EULEX shprehin drojë

 

Në Polici e edhe në Prokurori kanë theksuar se janë ndërmarrë të gjitha masat në funksion të ofrimit të sigurisë në veri në ditën e zgjedhjeve. Por, në EULEX theksuan se situata është e brishtë. E ekspertë politikë, por edhe të sigurisë, thanë se nuk ka ambient për organizim të zgjedhjeve

Autoritetet në Kosovë theksuan se janë ndërmarrë të gjitha veprimet, në funksion të ofrimit të sigurisë gjatë organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat e veriut, të banuara kryesisht me Serbë.

Në Polici thanë se, me kohë janë planifikuar dhe janë ndërmarrë masat e nevojshme konform urdhrit operativ, i cili parasheh të gjitha masat e sigurisë, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.