Arbëri

Fyhen mes vete ministri Çeku e deputeti Zemaj

Me gjuhë fyese i janë drejtuar njëri-tjetrit ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, me deputetin e LDK-së, Armend Zemaj.

Në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet debat për punën dyvjeçare të Qeverisë, Zemaj i është drejtuar Çekut me fjalët “rrugaç, lahper, majmun”.

VIDEO:

Çeku paraprakisht e ka quajtur gënjeshtar Zemajn për një deklaratë të tijën. Ai i ka thënë se duhet t’i vijë turp për fjalorin.

Ndërkohë, kryeparlamentari Glauk Konjufca ua ka tërhequr vërejtjen.

“Fjala ‘mashtrim’ dhe ‘gënjeshtër’ nuk është fjalor joparlamentar sepse e keni përdorur edhe ju shumë shpesh dhe është përdorur në këtë Kuvend prej kur e mbaj mend unë. Kështu që fjalët tjera janë joparlamentare, ato që po i thotë Zemaj. Nuk e lejoj këtë”, ka thënë Konjufca.