Arbëri

Krasniqi në Rezallë: E domosdoshme nevoja për të kërkuar drejtësi e ndëshkim të kryerësve të krimit

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi, ka qëndruar në Rezallë të Skenderajt në shënimin e 24-vjetorit të masakrës në këtë fshat.

Masakrën e Rezallës ai e ka quajtur krim mizor. “Para 24 vjetëve, në Rezallë të Skenderajt, forcat serbe vranë e masakruan 98 civilë shqiptarë, djem e burra të paarmatosur. Këtë krim e bën edhe më mizor fakti që gati gjysmën e trupave i morën dhe i zhdukën, të cilët në vitin 2014 u gjetën në Rudnicë të Rashkës, në Serbi”, ka shkruar Krasniqi.