Arbëri

Hovenier: SHBA-ja dhe Finlanda prej kohësh partnere të ngushta në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka uruar Finlandën për anëtarësimin në NATO.

Hovenieri ka thënë se SHBA-ja dhe Finlanda kanë qenë prej kohësh partnere të ngushta në Kosovë.

“Urime dhe mirëseardhje për Finlandën, aleatin tonë më të ri. SHBA-ja dhe Finlanda kanë qenë prej kohësh partnerë të ngushtë në Kosovë, duke përfshirë edhe si pjesë të KFOR-it – misionit të NATO-s. Mezi presim të thellojmë partneritetin tonë. Ne jemi NATO. Së bashku më të fortë”, ka shkruar ai në Twitter.

 

Finlanda është bërë anëtarja më e re, e 31-ta, e NATO-s, pas mbajtjes së ceremonisë së pranimit të martën, 4 prill, në Bruksel.