Arbëri

Mbrojtja e Selimit: S’ka prova për fajësinë e tij

Mbrojtja e Rexhep Selimit, Robert Karls, ka thënë se nuk ka prova për fajësinë e tij.

Karls ka thënë se nuk ka pasur komandë të mirëfilltë të organizuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka shtuar se aktakuza e tij dhe e të tjerëve është bërë bazuar në raportin e Dick Martyt.

“Mirëpo Rexhep Selimi aty nuk përmendet fare dhe krejt janë pretendime të pabaza”, ka thënë ai.

Avokati i Selimit e ka krahasuar luftën e Kosovës me atë të Ukrainës, teksa ka thënë se ka ngjashmëri pasi po luftohet për çlirim.