Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Selimi: S’kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, i akuzuar për krime lufte, nga Specialja, ka thënë se nuk ka frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia.

Në një fjalim para Speciales të martën, ai ka thënë se UÇK-ja nuk ka qenë ushtri e organizuar mirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi të gjithë. Unë besoj që në fund do të vërtetohet pafajësia ime. Të gjithë së bashku që jemi këtu, pavarësisht dallimeve politike që mund t’i kemi pasur, do ta nxjerrim të vërtetën e UÇK-së, se jemi të pafajshëm”, ka thënë ai.

“Donim të organizonim ushtri, por nuk ia dolëm, s’ia arritëm. S’kishim njerëz e armë. Edhe uniformat i sajonim, i ngjyrosnim”, ka thënë Selimi, duke shtuar se Kosova s’ka dashur luftë, por ka qenë e detyruar.

Seanca është duke u mbajtur, por transmetimi i saj po bëhet me 45 minuta vonesë.