Arbëri

780 mijë euro pajisje për IKSHPK-në

 

Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar kontrata me vlerë prej 780 mijë euro, me disa operatorë ekonomikë për furnizim me pajisje laboratorike, frigoriferë, kabinete të sigurisë, mikroskopë, kite etj, ku përfitues i drejtpërdrejtë është Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Këto kontrata janë nënshkruar përmes fondeve të projektit “Kosovo Emergency Covid-19 Project-AF”, financuar nga kredia e Bankës Botërore.