Arbëri

Parashikimi i motit për fundjavë

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën do të mbajë mot me diell, por edhe me reshje shiu.

“Ditën e shtunë parashihet të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende edhe me shkarkime rrufesh. Temperaturat do të shënojnë rritje sidomos në vlerat e minimaleve, derisa ato maksimalet priten të jenë tipike pranverore. Gjithashtu edhe presioni atmosferik do të ulet dukshëm nën vlerat e normales”, thuhet në njoftim.