Arbëri

Hoti pas shtrenjtimit të rrymës: Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti

 

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka ironizuar me Qeverinë pas vendimit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të energjisë elektrike. Ai ka thënë se pavarësisht shtrenjtimit të tatimit në pronë dhe energjisë, me rëndësi është se “ministrit po i tepron buxheti”.

“23 janar 2023 — Tatimi në pronë u rrit 100% për shumë familje. 30 mars 2023 — Energjia elektrike u rrit 15.4%. Urime!!! Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti. Është gëzuar se e ka mbyllur vitin 2022 me suficit. Ka harruar se suficiti është rezultat i bllokimit të investimeve kapitale”, ka shkruar Hoti në Facebook të enjten pasdite.