Arbëri

Kosova, nga vendet me më së paku përdorues të kanabisit në Evropë

Descriptive Text

Kanabisi, ose marihuana, është një drogë psikoaktive nga bima e kanabisit që përdoret më së shumti për rekreacion ose si drogë medicinale. Në shumicën e vendeve, përdorimi i kanabisit është ende i paligjshëm. Vitet e fundit, më shumë vende kanë filluar dekriminalizimin apo edhe legalizimin e përdorimit të kanabisit.

Kosova është nga vendet me më së paku përdorues aktivë të kanabisit në Evropë, pas Maltës dhe Turqisë. Sipas një harte të përpiluar nga uebfaqja që merret me statistika “Landgeist”, vetëm 1.3 për qind e kosovarëve nga 15 deri në 64 vjeç kanë konsumuar kanabisin në 12 muajt e fundit. Shifrat janë konfirmuar për KOHËN edhe nga qendra “Labyrinth” që vepron në Prishtinë. Sipas tyre, janë rreth 25 mijë përdorues aktivë të kanabisit, që është e njëjtë me përqindjen e “Landgeist”. Në total nga të gjitha drogat, sipas “Labyrinth”, janë rreth 35 mijë përdorues aktivë në Kosovë – prej tyre 10 mijë janë përdorues problematik ose të varur.

Në Evropë, ka vetëm një vend ku kanabisi është i ligjshëm. Malta. Megjithëse përdorimi dhe shitja e kanabisit është toleruar në kushte të caktuara në Holandë për dekada, ai ende nuk është legalizuar. Në shumicën e vendeve evropiane, kanabisi është ende i paligjshëm. Në disa vende përdorimi dhe mbajtja e sasive të vogla të kanabisit për përdorim personal, është dekriminalizuar. Në shumicën e këtyre vendeve, rritja e kanabisit ose konsumi në publik është ende i paligjshëm.

Holanda është i vetmi vend në Evropë ku shitja e kanabisit tolerohet. Edhe në Maltë, ku përdorimi rekreativ i kanabisit është legalizuar, shitja e kanabisit është ende i paligjshëm. Në Maltë, kanabisi mund të rritet në Klubet Sociale të Kanabisit, të cilët mund ta shpërndajnë atë midis anëtarëve, deri në një maksimum prej 7 g në ditë dhe 50 g në muaj.

Pra, sa popullor është kanabisi në Evropë? Nuk duket të ketë një korrelacion shumë të fortë me dekriminalizimin e kanabisit. Franca, ku përdorimi i kanabisit është i paligjshëm për përdorim rekreativ dhe mjekësor, ka përqindjen më të lartë të njerëzve të përdoruesve të kanabisit në Evropë (11%). Monaco, Spanja (10.5%), Kroacia, Italia (10.2%) dhe Holanda (10.1%) janë vendet e tjera evropiane ku më shumë se 10 për qind e popullsisë ka përdorur kanabis në 12 muajt e fundit. Përveç Monacos, të gjitha këto vende e kanë dekriminalizuar përdorimin rekreativ të kanabisit.

Është interesante se Malta ka përqindjen më të ulët të përdoruesve të kanabisit në të gjithë Evropën (0.9%).

Të gjitha vendet ku më pak se 3 për qind e popullsisë ka përdorur kanabis në 12 muajt e fundit, janë vende ku kanabisi është i paligjshëm për përdorim rekreativ dhe shpesh herë edhe përdorim mjekësor, siç është Kosova. Turqia (1.1%), Hungaria dhe Kosova (1.3%) janë menjëherë pas Maltës si vendet me më së paku përdorim të kanabisit.

Të dhënat janë të bazuara në Zyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Drogën dhe Krimet.