Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Marrëveshja bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse. Krasniqi ka thënë se me këtë marrëveshja Kosova heq dorë nga njohja e ndërsjellë. Ka thënë se marrëveshja e dakorduar nuk është e mjaftueshme dhe është mundësi e humbur për të përmbyllur konfliktin e ngrirë me Serbinë.
Krasniqi i bëri këto komente pas takimit me Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, i cili ishte i shoqëruar nga Jeeni Laakso nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Annina Peltonen nga Fondacioni për Paqe “Marti Ahtisaari” (CMI).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situatën aktuale politike, pas pranimit të propozimit evropian nga kryeministri Kurti në Bruksel dhe dakordimit për aneksin e zbatimit të tij në Ohër. Për ne, kjo marrëveshje, e cila nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse dhe që heq dorë nga njohja e ndërsjellë, është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për të përmbyllur konfliktin e ngrirë prej dekadash me Serbinë. Kjo marrëveshje, mbi të gjitha, është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të kryeministrit Kurti dhe nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare. Mysafirët i falënderova për vizitën dhe mbështetjen konstante që Finlanda ka dhënë për Republikën e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.