Arbëri

Breznica: Ekonomia dikur vuante nga keqpërdorimet milionëshe, tash nga neglizhenca

Shqipe Breznica, drejtoreshë e organizatës “Help” për Kosovë, ka thënë se ekonomia e Kosovës ka pësuar dëme në vazhdim nga të gjitha qeveritë e deritashme. Sipas saj, nga ish-qeveritë ekonomia pësonte prej “proceseve gjyqësore e keqpërdorimeve në tenderë”, ndërsa nga qeveria aktuale prej “mosvendimeve e neglizhencës”.

“Qeveritë e kaluara ek anë pasur problemin më të madh që kanë marrë vendime të dëmshme për qytetarët që fondet janë humbur në procese gjyqësore, tenderë milionësh. Faje kanë krejt që kanë qeverisë, hajde le të themi prej pavarësisë. Me këtë qeveri po vuajmë nga mosvendimet. Ne të dy anët po pësojmë ne si qytetarë. Dhimbshëm procesi si me ata para si me këta tani”, ka thënë ajo të enjten në emisionin “Konfront” në KTV.

Breznica ka thënë se i takon qeveritarëve të marrin përgjegjësi.

“Po flasim për jetën e qytetarit në terren. Qytetari është po aq i mërzitur me këtë qeveri sa ka qenë me ata tjerët”, ka thënë ajo. “Ne kemi humbur para edhe me ju (drejtuar Arben Mustafës së PDK-së) në procese gjyqësore. Kemi humbur shumë në keqpërdorime milionëshe, tash po humbim me neglizhencë e mosvendime. Këtu është dhimbja ime”, ka thënë më tej Breznica.