Arbëri

Hovenier: Kosova mbetet kampione e lirisë fetare

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka uruar muajin e Ramazanit duke marrë pjesë në një iftar të shtruar në Prishtinë për anëtarët e kësaj ambasade.

Hovenier nëpërmjet një postimi në Twitter, ka lavdëruar Kosovën për lirinë fetare.

“I nderuar që iu bashkova familjes së Ambasadës amerikane në Prishtinë në një darkë, iftar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Kosova mbetet kampione e lirisë fetare, një nga vlerat e rëndësishme që ndajnë dy vendet tona”, ka shkruar Hovenier.