Arbëri

PSD-ja e bën Kurtin “kryeministër Pinokio”

Partia Socialdemokrate ka vendosur në hyrje të Prishtinës një poster me thirrjen për protestë më 25 mars kundër marrëveshjes që kryeministri Albin Kurti arriti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër për normalizim raportesh.

Kjo parti ka thënë se me këtë marrëveshje do të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Ata e kanë quajtur mashtrues kryeministrin Kurti.

Në posterin e vendosur të martën ata e kanë paraqitur kryeministrin si “Pinokio”, personazh përrallash, që është kukull druri që vjen në jetë e që i rritet hunda sa herë që gënjen.

PSD-ja ka paralajmëruar protestë për të shtunën.

“Pinokio” ishte nofka që ia kishte vënë Kurti para disa vitesh, atë kohë si opozitar, ish-presidentit Hashim Thaçi.