Arbëri

Marrëveshja e mundshme me Serbinë, Krasniqi: S’e mbështesim sipas versionit aktual

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk do të votojnë marrëveshjen me Serbinë në Kuvend, në formën e tillë siç është dakorduar në bazë të planit të Bashkimit Evropian. Megjithatë, ai është pesimist se në takimin e së shtunës në Ohër do të ketë marrëveshje, pasi thotë se dallimet janë të mëdha për planin e zbatimit të saj.

Megjithatë, lideri i PDK-së shtron nevojën që çfarëdo marrëveshje me Serbinë të përfundojë në Kuvend për ratifikim.