Arbëri

Një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit

Një person ka vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 23 raste të reja me koronavirus nga testimi i 129 mostrave.

Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 33 qytetarë.

Numri i rasteve aktive është 207.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 273.468 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 3212 kanë përfunduar me fatalitet.

Janë shëruar 270.049 qytetarë.