Arbëri

Tri dekada mësimdhënie, mësuesja që nisi punën me nxënës që s’e pranonin shqipen

 

Ganimete Hyseni prej 30 vjetësh punon si mësimdhënëse e gjuhës shqipe. Në fillimet e saj, ajo ishte përballur menjëherë me vështirësi për shkak të situatës politike që ekzistonte në Kosovë.

Hyseni, e cila tani është mësimdhënëse në shkollën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, e ka përshkruar punën e saj që e nisi në një fshat të vogël të Obiliqit e që nxënësit e parë i kishte të komunitetit serb.