Arbëri

Hasani: Njohja formale nga Serbia do ta sjellë edhe atë nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së

 

Adelina Hasani, hulumtuese e politikës së jashtme, ka thënë se dokumenti i publikuar të hënën për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është hap shumë pozitiv për të shkuar drejt marrëveshjes finale.

Ajo në Interaktiv ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një lloj shantazhi që mund të përdoret për ta arritur një marrëveshje. Ka shtuar se Aleksandër Vuçiq nuk është i gatshëm ta nënshkruajë marrëveshjen me njohjen e Kosovës në të.