Arbëri

Në krah të Ukrainës, gazetarja ukrainase: Kosova na kupton më së miri sepse vetë i mbijetoi luftës

Foto: Alban Bujari/ KOHA
 

Krerët shtetërorë të premten kanë shprehur përkrahje për Ukrainën në luftën kundër Rusisë, në një-vjetorin kur trupat ruse nisën pushtimin.

Presidentja Vjosa Osmani në ceremoninë e pritjes dhe dorëzimit të letrave të falënderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë, ka thënë se bota sot është në anën e Ukrainës ashtu siç ishte më 1999 në krah të Kosovës.