Arbëri

Krasniqi: S’mund të ketë shtet të zhvilluar pa sektor privat të fuqishëm

Foto: KOHA
 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk mund të ketë shtet të zhvilluar pa sektor privat të fuqishëm.

Në një takim të mbajtur të enjten me ndërmarrës dhe përfaqësues të bizneseve në Gjilan, Krasniqi ka thënë se ky është një konkluzion i përbashkët me ta, sidomos në periudhën e krizës ekonomike në të cilën gjendet vendi.