Arbëri

Bllokohet thuajse tërësisht një segment në autostradën “Ibrahim Rugova”, vështirësohet qarkullimi

Është bllokuar thuajse tërësisht një pjesë e autostradës “Ibrahim Rugova”, përkatësisht segmenti Suharekë-Prizren.

Në orët e pasdites ka ndodhur rrëshqitje masive e dheut që ka shkaktuar këtë bllokim, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, për Kohën.

Ai ka thënë se shiriti emergjent dhe shiriti i djathtë i lëvizjes janë të bllokuar, ndërkohë që edhe në shiritin tjetër ka vështirësi në qarkullim.

Automjetet gjatë kësaj kohe kanë qarkulluar me shpejtësi të ngadaltë.

Për këtë është kontaktuar edhe kompania për mirëmbajtjen e rrugës, por nuk dihet nëse deri tash a ka pasur lëvizje të dheut dhe nëse është liruar për qarkullim.