Arbëri

Me intonimin e himnit të Kosovës, nis seanca solemne e Kuvendit

Me intonimin e himnit të Kosovës ka nisur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet për ndër të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë.

Në këtë seancë po marrin pjesë edhe presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.