Arbëri

Rizvanolli: Lufta ndaj krimit të organizuar në veri ndali rritjen e konsumit të rrymës

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se lufta ndaj krimit të organizuar në veri të Kosovës ka ndihmuar në ndaljen e rritjes së shpenzimeve të energjisë elektrike.

Në një shkrim në Twitter, duke shpërndarë postimin e ministrit të Brendshëm për shkatërrimin e tre laboratorëve të drogës në veri, Rizvanolli ka thënë se “lufta ndaj krimit të organizuar shpaguhet në shumë mënyra”.

“Për shkak të operacioneve kundër kultivimit të drogës dhe mihjes së kriptovalutave, rritja jonormale e konsumit të energjisë që është parë viteve të fundit në katër komunat në veri të Kosovës, është ndalur”, ka shkruar Rizvanolli.

Për këtë ajo ka publikuar një grafikon në të cilin në vitin 2022 ka 3 për qind rënie të konsumit të energjisë elektrike në këto komuna.

Image