Arbëri

Kaya: Në Kahramanmarash kanë vdekur 70 shqiptarë

Termet turqi
 

70 shqiptarë kanë vdekur si pasojë e tërmetit katastrofik në Kahramanmarash të Turqisë, ndërkaq tre të tjerë në Hatay, ka thënë për KosovaPress, kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya. Sipas tij, deri më tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat. Ai kritikon Ambasadën e Kosovës në Turqi, duke thënë se nuk po u ndihmojnë familjeve të prekura nga tërmeti.

Evren Kaya ka thënë se janë duke marrë ndihma prej disa vendeve për të ndihmuar shqiptarët në Turqi.