Arbëri

Krasniqi: Shtatorja e Adem Jasharit më 28 nëntor vendoset në Prishtinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka paralajmëruar se këtë vit para Kuvendit të Kosovës, do të vendoset shtatorja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari.

Nëpërmjet një videoje të postuar në Facebbok, kreu i PDK-së, bashkë me kryetarin e asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leotrim Retkoceri, kanë bërë të ditur se tashmë është marr vendimi për këtë,

"Me 28 nëntor, me rastin e 68 vjetorit të lindjes së heroit tonë kombëtar, Adem Jashari, njëkohësisht Ditës së Flamurit dhe daljes publike të UÇK-së, planifikohet që shtatorja e Komandantit Legjendar të vendoset aty ku e ka vendin, në zemër të kryeqytetit. Bac, mezi po presim!", ka deklaruar Krasniqi.