Arbëri

LDK: Nga premtimi për reciprocitet, në rekord të importit nga Serbia

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka mashtruar qytetarët.

Sipas kësaj partie opozitare, Lëvizja Vetëvendosje kishte premtuar reciprocitet me Serbinë, porse sipas saj, realiteti është se ka pasur rekord të importit nga ky vend.

Sipas LDK-së, vlera e importeve për një vit ka shkuar në 371 milionë euro.

“Nga ‘Reciprociteti me Serbinë çështje ditësh’, në 371 milion euro import nga Serbia. Kosova meriton më mirë!”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Image