Punëtorët e agjencive thonë se s’u njoftuan për alarmin e dytë për bombë në Aeroport

- 23:01Punëtorët e agjencive thonë se s’u njoftuan për alarmin e dytë për bombë në Aeroport
- 22:02Rezulton i rremë edhe alarmi i dytë për bombë në Aeroportin e Prishtinës
- 20:55Edhe një kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës
- 17:34Nuk gjendet bombë në Aeroportin e Prishtinës, alarmi rezultoi të ishte i rrejshëm
- 16:25Sërish kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës
Punëtorët e agjencive thonë se s’u njoftuan për alarmin e dytë për bombë në Aeroport
Disa punonjës të agjencive brenda Aeroportit të Prishtinës, i kanë thënë KOHËS se pas alarmit të parë për bombë, që ka ndodhur të hënën rreth orës 16:00, ata janë rikthyer brenda hapësirave të Aeroportit rreth orës 18 e 30 dhe se që nga ajo kohë nuk kanë lëvizur nga vendet e tyre të punës dhe se nuk kanë pasur informacione për kërcënimin e dytë, që sipas Policisë ka ndodhur rreth orës 19:00.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën ka pranuar dy alarme për bomba në Aeroportin “Adem Jashari”, në Prishtinë.
Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, alarmi i parë ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërsa i dyti rreth orës 19:00.
Që të dyja alarmet, sipas saj, kanë rezultuar të rrejshme.
Zëdhënësja e Aeroportit Valentina Gara, rreth orës 17:30, në një status në Facebook ka njoftuar se alarmi për bombë ka rezultuar i rrejshëm.
“ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procedohen si zakonisht”, ka shkruar Gara.
Ajo nuk ka dhënë ndonjë informatë lidhur me alarmin e orës 19:00, për të cilin ka njoftuar Policia.
As Gara e as zyrtari tjetër për informim në Aeroport, Burim Gashi, nuk u janë përgjigjur thirrjeve të KOHËS.
Rezulton i rremë edhe alarmi i dytë për bombë në Aeroportin e Prishtinës
Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe alarmi për bombë që e kanë pranuar rreth orës 19:00 ka rezultuar të jetë i rrejshëm.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Rasti po trajtohet nga njësitet kompetente”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Të hënën rreth orës 16:00 Policia e Kosovës kishte pranuar edhe një alarm tjetër për bombë.
Pasi që udhëtarët dhe personeli ishin evakuar, zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, ka njoftuar se alarmi ka rezultuar të jetë i rremë.
Edhe një kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës
Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 19:00 ka pranuar edhe një kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.
“Rreth orës 19:00 është pranuar një informatë tjetër, për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Të hënën rreth orës 16:00 Policia e Kosovës kishte pranuar edhe një alarm tjetër për bombë.
Pasi që udhëtarët dhe personeli ishin evakuar, zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, ka njoftuar se alarmi ka rezultuar të jetë i rremë. Por një njoftim të tillë nuk e ka dhënë Policia e Kosovës.
Nuk gjendet bombë në Aeroportin e Prishtinës, alarmi rezultoi të ishte i rrejshëm
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është hapur sërish për udhëtuar dhe janë rikthyer fluturimet, pas një bllokimi mbi një orë e gjysmë shkaku i një alarmi për bombë.
Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, ka njoftuar se alarmi për bombë ka rezultuar të ishte i rrejshëm, siç kishte pasur edhe kërcënime false në të kaluarën.
“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, ka shkruar Gara.
Kohëve të fundit ka pasur disa herë alarme për bomba në Aeroportin e Prishtinës, po që të gjitha deri më tani kanë dalë të rreme. Alarmi i fundit, para këtij të ditës së hënë, ka qenë më 22 dhjetor të vitit të kaluar.
Sërish kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është duke u evakuar si pasojë e një kërcënimi me bombë.
KOHA ka siguruar disa video nga momenti i evakuimit, ku shihen udhëtarë duke u larguar nga hapësirat e aeroportit.
"Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente janë involvuar në detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara", ka shkruar në Facebook, zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara.
Alarmin për bombë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për ta menaxhuar me situatën”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Kohëve të fundit ka pasur disa herë alarme për bomba në Aeroportin e Prishtinës, po që të gjitha deri më tani kanë dalë të rreme.
Alarmi i fundit, para këtij të ditës së hënë, ka qenë më 22 dhjetor të vitit të kaluar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Spitaleve rajonale u duhen pajisje e staf për t’i reduktuar pritjet në QKUK

Qeveria miraton projektligjin për tatimet, përfshin faljet tatimore për 2023

Masakrat në Pastasellë dhe Burim, dëshmi e mizorisë dhe barbarisë serbe

Dënohet djegia e veturave me targa RKS, aktet ndërlidhen me zgjedhjet në veri

Studentët denoncojnë profesorin Bejta për kërcënim, shantazh e dhunë psikologjike

Franca dhe Gjermania paralajmërojnë pasoja nëse palët u shmangen obligimeve

Kurti i thotë Kumnovës se është i përkushtuar t’i zbardhë krimet e luftës

Letër-dëshmia e Masakrës së Pastasellës

Parashikimi i motit për fundjavë

Rizvanolli: Po shterohen mundësitë për pagesën e rrymës në veri

Ngrihet alarmi ndërkombëtar pas kërcënimit të Veliajt ndaj dy faqeve satirike
