Arbëri

Moti për sot

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Fjolla të dobëta bore, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës parashihen në relievin malor.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të sillen ndërmjet 5 dhe 6 gradë Celsius.

“Gjatë kësaj jave nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë por vetëm riga dhe fjolla të dobëta bore”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.