Arbëri

Petkoviq: Nëse Kurti s’do ta formojë Asociacionin, do ta bëjë dikush tjetër

 

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë të mërkurën se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron ta mundësojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, atë e bën dikush tjetër.

Petkoviqi e ka cilësuar Kurtin si kërcënimin më të madh për stabilitetin në rajon dhe pengesë për përparimin në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raportoi mediumi serb “Kosovo Online”.